U tha se ishte punëtor i rrugës dhe i ra sipër masivi shkëmbor, reagon Policia: 32 vjeçari u rrëzua nga ulliri (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:34 22-01-2021 U tha se ishte punëtor i rrugës dhe i ra sipër masivi shkëmbor, reagon Policia: 32 vjeçari u rrëzua nga ulliri (EMRI) Foto ilustruese

Policia e Beratit përgjënjeshtron lajmin se shtetasi Anduel Hoxha, 32 vjeç, është plagosur duke punuar në rrugë, pasi siç u raportua më herët e ka zënë sipër një masiv shkëmbor.

Sipas njoftimit, ky shtetas është paraqitur në spitalin e Poliçanit me dëmtime në fytyrë dhe krah, dhe menjëherë më pas është dërguar për në spitalin e Traumës. Nga verifikimet që ka bërë Policia, rezulton se ky shtetas është rrëzuar nga ulliri.

“Lidhur me një lajm që është publikuar në media, ku pretendohet se shtetasi me inicialet A. H., 32 vjeç, banues në Poliçan, është dëmtuar nga një masiv gurësh gjatë punës në Malin e Tomorit, ju informojmë se: 

Shtetasi A. H. është paraqitur në spitalin rajonal Poliçan, me dëmtime në fytyrë dhe në pjesën e krahut. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë verifikimet, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ekspertimin mjeko-ligjor dhe bazuar në deklarimet e familjarëve ka rezultuar se shtetasi A. H. është rrëzuar nga pema e ullirit në fshatin Zgërbonj, gjatë kohës që ka qenë duke bërë krasitje.  

Për këtë rast është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shtetasi i A. H. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përgjysmimi i çmimit të naftës për fermerët, Veliaj: Lajm i mirë për Tiranën, ku janë numri më i madh i fermave
Dhunoi 15-vjeçarin te liqeni i Tiranës për mos mbajtjen e maskës, polici përfundon në gjykatë »
Article Logic
Execution time: 0.011214971542358
array(1) { ["section"]=> string(120) "u-tha-se-ishte-punetor-i-rruges-dhe-i-ra-siper-masivi-shkembor-reagon-policia-32-vjecari-u-rrezua-nga-ulliri-emri-235969" }