U tha se iu ndalua xhirimi i klipit të ri se nuk respektoi masat anti-Covid, reagon Dua Lipa

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:38 17-10-2020 U tha se iu ndalua xhirimi i klipit të ri se nuk respektoi masat anti-Covid, reagon Dua Lipa

Ditën e djeshme mediat e huaja bënë me dije se xhirimet e klipit të ri të këngëtares Dua Lipa janë pezulluar, pasi nuk janë rrespektuar masat e vendosura anti-Covid.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe këngëtarja me famë botërore e cila është shprehur se lajmi nuk është aspak i vërtetë dhe se kanë ndjekur me përpikmëri mastat anti-Covid.

“Një gazetë tabloide në Mbretërinë e Bashkuar (së cilës nuk do t’i bëj reklamë falas duke e përmendur), natën e kaluar publikoi një artikull rreth xhirimeve të videos sime në Londër duke thënë se janë shkelur rregullat kundër Covid-19. Kjo është pavërtetë, absolutisht të gjitha udhëzimet janë respektuar. Kjo është një nga shumë historitë e pavërteta të botuara nga kjo gazetë për mua këtë vit. Avokatët e mi i kanë dërguar një letër gazetës sot.

Është për të ardhur keq se një pjesë e shtypit britanik kërkojnë vëmendje për të shitur artikuj sesa të flasin për të vërtetën apo për ndjenjat e personit për të cilin shkruajnë. Ka patur shembuj jo të mirë vitin e fundit duke përfshirë personazhe të njohur britanikë, por unë do ta mbaj qëndrimin tim,“ ka shkruar Dua Lipa.

 

Screenshot_20.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087931156158447
array(1) { ["section"]=> string(98) "u-tha-se-iu-ndalua-xhirimi-i-klipit-te-ri-se-nuk-respektoi-masat-anti-covid-reagon-dua-lipa-224106" }