U tha se mund të ishte qëlluar me raketë, reagon qeveria izraelite dhe Hezbollah për shpërthimin në Bejrut

Publikuar tek: bota, më 19:35 04-08-2020 U tha se mund të ishte qëlluar me raketë, reagon qeveria izraelite dhe Hezbollah për shpërthimin në Bejrut

Shpërthimi që tronditi sot Bejrutin në Liban ishte tepër i fuqishëm, duke ngjallur dyshimet te qytetarët se nuk bëhej fjalë për shpërthim industrial.

Zërat qarkulluan në rrjetet sociale se në portin e kryeqytetit mund të ishte lëshuar një raketë nga Izraeli apo ndoshta edhe nga Hezbollah.

Kjo për shkak se gjatë ditëve të fundit, tensioni në rajon është rritur për shkak të një sulmi ajror nga Izraeli që la të vrarë një ushtar të Hezbollahut në Siri.

Por sipas mediave ndërkombëtare, si qeveria izraelite dhe Hezbollah kanë reaguar duke mohuar të kenë dorë në ndonjë lloj sulmi.

Dyshohet se në një magazinë në portin e qytetit kishte lëndë plasëse që ishin depozituar pas sekuestrimit.

Të paktën 10 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010118961334229
array(1) { ["section"]=> string(112) "u-tha-se-mund-te-ishte-qelluar-me-rakete-reagon-qeveria-izraelite-dhe-hezbollah-per-shperthimin-ne-bejrut-216090" }