U tha se shqiptarët i vodhën shtëpinë, flet këngëtari grek Pantazis

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:54 19-04-2019 U tha se shqiptarët i vodhën shtëpinë, flet këngëtari grek Pantazis

Këngëtari i njohur grek Lefteris Pantazis, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në Tv Klan, sëbashku me Devis Xherahun.

Ndër të tjera Pantazis foli lidhur me grabitjen e shtëpisë së tij, disa muaj më parë ku mediat greke shkruan se autorë të dyshuar ishin dy shtetas shqiptarë.

I pyetur nëse ka informacion, ai tha se me këtë çështje po merret policia dhe se nuk ka informacion nëse ishin shqiptarë apo jo.

‘Unë isha në Milano kur ndodhi ngjarja. Më vodhën disa gjëra që i kisha fituar prej vitesh, por nuk e di nëse hajdutët ishin shqiptarë apo jo. Më thanë që janë gjetur hajdutët dhe duhet t’i shikoj kush janë dhe nëse janë gjërat e mia ato që janë vjedhur’, tha Pantazis.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034359931945801
array(1) { ["section"]=> string(73) "u-tha-se-shqiptaret-i-vodhen-shtepine-flet-kengetari-grek-pantazis-161115" }