U tha se u dorëhoq, Drejtori i spitalit të Kavajës përgënjeshtron lajmin: Jam në krye të detyrës

Publikuar tek: aktualitet, më 18:48 25-02-2020 U tha se u dorëhoq, Drejtori i spitalit të Kavajës përgënjeshtron lajmin: Jam në krye të detyrës Perparim Daiu

Pas qarkullimit të lajmit se drejtori I spitalit të Kavajës, Përparim Daiu kishte dhënë dorëheqjen, vetë ai personalisht ka përgënjeshtruar lajmin.

I kontaktuar nga newsbomb.al, Daiu ka thënë se vazhdon të jetë në krye të detyrës, dhe të gjitha lajmet që qarkullojnë janë të pavërteta.

"Nuk është e vërtetë, jam ende në krye të detyrës", tha Daiu për newsbomb.

Ai ka mohuar edhe që Spitali i Kavajës të mund të përdoret si karantinë, pasi nuk ka asnjë urdhër të tillë.

Në fillim u përfol se Daiu e kishte lënë detyrën pasi spitali i Kavajës ishte vendosur të përdorej si karantinë me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, por Daiu i ka mohuar këto zëra.

Ishte Partia Demokratike ajo që akuzoi qeverinë se karantina do të ishte në një spital të një zone të populluar, duke iu referuar Spitalit të Kavajës, por Ministria e Shëndetësisë i mohoi lajmet, duke thënë se karantina është në një vend të sigurtë, por nuk bëhet më dije për të mos përhapur panik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070428848266602
array(1) { ["section"]=> string(101) "u-tha-se-u-dorehoq-drejtori-i-spitalit-te-kavajes-pergenjeshtron-lajmin-jam-ne-krye-te-detyres-196437" }