U tha shokëve se ishte homoseksual, 9-vjeçari vret veten

Publikuar tek: bota, më 09:39 28-08-2018 U tha shokëve se ishte homoseksual, 9-vjeçari vret veten Jamel Myles

Një djalë 9-vjeçar ka vrarë veten pasi duroi për ditë me radhë ngacmime dhe tallje nga shokët në shkollë.

Nëna e 9-vjeçarit, Leia Pierce u shpreh për mediat se djali i saj, Jamel Myles, i tregoi këtë verë se ishte homoseksual. Ajo shtoi gjithashtu se Jamel donte që dhe shokët e tij të klasës ta dinin, sepse ai ishte krenar që ishe homoseksual.

Katër ditë shkollë iu deshën për ta vrarë veten. Ai nuk e meritonte këtë. Ishte kaq i frikësuar kur më tregoi. Dhe unë i thash që e dua pavarësisht gjithçkaje. Ai më tha se edhe në shkollë do u thotë njerëzve se është homoseksual, sepse është krenar për këtë gjë", u shpreh e ëma. 

Trupi i pajetë i vogëlushit u gjet të enjten e kaluar në shtëpinë e tij. Sipas nënës të djalit, pak para se të bënte vetëvrasje, ai i kishte treguar motrës më të madhe se nxënësit në shkollë i kishin thënë të mbyste veten pasi u tregoi që ishte homoseksual.

Policia e Denver po heton vdekjen e djalit si një vetëvrasje.


 Screenshot_9.jpgScreenshot_7.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shokon agjenti i CIA-s: Bob Marley-n e vrava unë
Britania miraton planin 100 milion stërlina për ndërtimin e satelitit post-Brexit »
Article Logic
Execution time: 0.010390996932983
array(1) { ["section"]=> string(62) "u-tha-shokeve-se-ishte-homoseksual-9-vjecari-vret-veten-132404" }