Emiljano Shullazi ka hequr dorë që në seancën e sotme të dëshmojë ish-kryeministr Berisha. Më herët Berisha ishte thirrur për tu pyetur në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Fillimisht emri i Sali Berishës është përmendur nga ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shpreh pak kohë më parë se ai ka dijeni për kërcënimet që Shullazi u ka bërë Mynyr Konit dhe Dhori Kules.
Sakaq, avokattë e të akuzuarve kanë kërkuar balafaqim të ri në sallën e gjyqit. Mësohet se do të ballafaqohen biznesmeni Ylvi Beqaj me avokatët Qafa dhe Kambo.
Shullazi dhe grupi i tij akuzohen për kanosje dhe gjobëvënie. Ndërsa gjyqi ndaj tyre orvatet prej vitesh.