“U tmerruam, dolëm të gjithë jashtë!”, si e përjetuan tërmetin banorët e Bulqizës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:03 24-05-2017 “U tmerruam, dolëm të gjithë jashtë!”, si e përjetuan tërmetin banorët e Bulqizës

Vetëm pak minuta më parë një tërmet me magnditudë 4.4 ballë goditi Bulqizën, lëkundje të cilat u ndjenë dhe në disa qytete të Shqipërisë, përfshirë dhe Tiranën.

Banorët e Bulqizës, treguan për newsbomb.al se sa herë që ka lëkundje përjetojnë tmerr, pasi Bulqiza është një zonë sizmike.

“U tmerruam, për një moment nuk lëvizi asnjëri, pastaj vrapuam drejt derës”, kështu u shpreh një punonjës i kompanisë private për newsbomb.al.

“Edhe nxënësit dolën të gjithë jashtë shkollës të alarmuar”, shtoi më tej 25 vjeçari H.J.

Bulqiza herë pas here tronditet nga tërmete, ku më i fuqishëm qe ai i shtatorit të vitit 2009-s, prej 7 ballësh të shkallës Rihter,  ku me qindra banesa në Bulqizë u shkatërruan, ndërsa u lënduan disa persona./Newsbomb.al/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjyqi me Saimir Tahirin, Edi Paloka shpallet fajtor dhe dënohet me gjobë
Tërmet në Mat, reagojnë Emergjencat Civile: Ja si është gjendja »
Article Logic
Execution time: 0.010387897491455
array(1) { ["section"]=> string(82) "u-tmerruam-dolem-te-gjithe-jashte-si-e-perjetuan-termetin-banoret-e-bulqizes-79791" }