U vetëdorëzua për ekzekutimin e shokut me 3 plumba pranë 'Artistit', zbardhet dëshmia e Noel Dishit: S'kam lidhje me vrasjen

Publikuar tek: aktualitet, më 18:47 23-01-2020 U vetëdorëzua për ekzekutimin e shokut me 3 plumba pranë 'Artistit', zbardhet dëshmia e Noel Dishit: S'kam lidhje me vrasjen

Zbardhet dëshmia e Noel Dishit autorit që ka ekzekutuar me 3 plumba 28 vjeçarin Vilson Tafçiu mbrëmjen e 20 janarit në zonën e Astirit në Tiranë pranë lokalit “Artisti”, pasi u vetëdorëzua në polici disa minuta më parë.

Ndërsa është marrë në pyetje nga policia autori ka thënë se nuk ka lidhje me vrasjen e Tafçiut. “Skam lidhje me vrasjen, nuk e di pse më ngatërroni në këtë histori”, ka thënë Disha.

Policia njofton se 29 vjeçari Dishi që në fakt ka edhe dy emra të tjerë, N.K dhe M.P., është dorëzuar para disa minutash, pas kontrolleve të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura.

Viktima dhe autori, shok me njëri-tjetrin kanë qenë bashkë në Francë dhe Zvicër, ku edhe andej kanë pasur konflikte.

Ngjarja ka ndodhur pasi autori e ka thirrur jashtë lokalit ku ndodhej i shoqëruar me dy vajza dhe pas një konflikti të çastit e qëlloi disa herë me plumba duke i marrë jetën.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një makinë tip "Golf 6", i ndihmuar nga një person tjetër, por duke lënë pas armën e krimit.

Mësohet se viktima Tafçiu, me origjinë nga Dibra ka qenë i përfshirë në trafikimin e rreth 200 kilogram kanabis disa vite më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lefter Alla del nga prokuroria dhe u ikën me vrap gazetarëve: E ka në dorë drejtësia
Dita e parë në detyrë/ Reagon Ambasadorja e re Amerikane, Yuri Kim: Jam gati t’i përvishem punës »
Article Logic
Execution time: 0.011295080184937
array(1) { ["section"]=> string(127) "u-vetedorezua-per-ekzekutimin-e-shokut-me-3-plumba-prane-artistit-zbardhet-deshmia-e-noel-dishit-s-kam-lidhje-me-vrasjen-192946" }