U vetëhodh nga kati i 6-të, Partizani flet për gjendjen shëndetësore të Aldo Teqjat

Publikuar tek: sport, më 15:59 10-10-2019 U vetëhodh nga kati i 6-të, Partizani flet për gjendjen shëndetësore të Aldo Teqjat

Gjendja shëndetësore e portierit të Partizanit, Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Partizanit me anë të një postimi në kanalin zyrtar në Facebook.

“Gardiani” pritet që së shpejti të largohet nga spitali, ndërsa klubi vazhdon t’i qendrojë pranë Aldos në këto momente.

Kujtojmë që disa ditë më parë, Aldo Teqja u rrëzua aksidentalisht nga kati i 6-të i pallatit në banesën ku jetonte në Komunën e Parisit dhe për fatin e mirë nuk pati dëmtime të rënda.

Postimi i klubit të Partizanit:

“NJOFTIM

Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit”.

Aldo-Teqja.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.061059951782227
array(1) { ["section"]=> string(89) "u-vetehodh-nga-kati-i-6-te-partizani-flet-per-gjendjen-shendetesore-te-aldo-teqjat-181523" }