U vetëhodh nga kati i gjashtë i pallatit, FSHF reagon për Aldo Teqen: Jemi pranë familjes, ai është jashtë rrezikut për jetën

Publikuar tek: sport, më 22:59 05-10-2019 U vetëhodh nga kati i gjashtë i pallatit, FSHF reagon për Aldo Teqen: Jemi pranë familjes, ai është jashtë rrezikut për jetën Portieri i Partizanit Aldo Teqja

Federata Shqiptare e Futbollit reagon pas lajmit të rëndë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme, pas hedhjes së portierit Aldo Teqja nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

FSHF shprehet se qëndron pranë familjes në këto momente të vështira, ndërsa konfirmon se 24 vjeçari, i cili është portieri i dytë i Partizanit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident.

Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjëndja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.

Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos.

Forca Aldo. Forca kampion”, njofton Federata.

Kujtojmë se, futbollisti Aldo Teqja u vetëhodh mbrëmjen e sotme nga kati i gjashtë i pallatit, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ndërsa fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021650075912476
array(1) { ["section"]=> string(129) "u-vetehodh-nga-kati-i-gjashte-i-pallatit-fshf-reagon-per-aldo-teqen-jemi-prane-familjes-ai-eshte-jashte-rrezikut-per-jeten-180952" }