U vetëhodh nga pallati, shokët e skuadrës dhe drejtuesit e Partizanit te Spitali Traumës

Publikuar tek: sport, më 21:48 05-10-2019 U vetëhodh nga pallati, shokët e skuadrës dhe drejtuesit e Partizanit te Spitali Traumës Aldo Teqja, portieri i dyte i Partizanit

Shokët e skuadrës, stafi dhe drejtuesit e ekipit të Partizanit kanë shkuar në ambientet e spitalit të Traumës për t’i qëndruar pranë portierit Aldo Teqja, i cili u vetëhodh nga klati i gjashtë i pallatit.

Klubi i Partizanit njofton se 24 vjeçari gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Portieri i dytë i këtij ekipi u vetëhodh nga kati i gjashtë i pallatit rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, te Kompleksi Kika 1 në zonën e Komunës së Parisit.

“Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani - Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit”, njofton ekipi i Partizanit.

Lexo edhe: Policia jep detaje për portierin e Partizanit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026017904281616
array(1) { ["section"]=> string(94) "u-vetehodh-nga-pallati-shoket-e-skuadres-dhe-drejtuesit-e-partizanit-te-spitali-traumes-180947" }