U vetëplagos me pistoletën që mbante pa leje, arrestohet 26 vjeçari në Laç

Publikuar tek: aktualitet, më 08:41 04-06-2020 U vetëplagos me pistoletën që mbante pa leje, arrestohet 26 vjeçari në Laç Fotomontazh ilustrues

Një 26 vjeçar në Laç është plagosur me pistoletën që mbante pa leje në banesën e tij.

26 vjeçari i identifikuar si A.M është plagosur në këmbë dhe ka shkuar në spitalin e Kurbinit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që është arrestuar nga policia.

Atij i është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë, ndërsa mbi të rëndon akuza për veprën penale "armëmbajtja pa leje".

Njoftimi i Policisë:

Vetëplagoset me armë zjarri, vihet në pranga 26-vjeçari. Rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, në spitalin e Kurbinit është paraqitur për ndihmë mjekësore një 26-vjeçar, i cili ishte plagosur me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe nga  hetimet rezultoi se 26-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht në këmbë, me armë zjarri, në banesën e tij. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë, më të cilën është vetëplagosur ky shtetas.  Në vijim të veprimeve, Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

 Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084760189056396
array(1) { ["section"]=> string(80) "u-veteplagos-me-pistoleten-qe-mbante-pa-leje-arrestohet-26-vjecari-ne-lac-208993" }