U vetëvar me çarçaf në burg se vodhi 12 mijë lekë të vjetra, gruaja e Bilbil Hasanit nis betejën me drejtësinë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:40 09-07-2020 U vetëvar me çarçaf në burg se vodhi 12 mijë lekë të vjetra, gruaja e Bilbil Hasanit nis betejën me drejtësinë Bilal Hasani

Bilbil Hasani, 43-vjeçari nga Kukësi u gjet i varur me çarçaf në shkurt të 2020 në qelinë e burgut 313. Babai i 4 fëmijëve u arrestua në 2019 pasi u akuzua se vodhi 12 mijë lekë të vjetra.

Gjykata e Tiranës kërkoi hetimin e stafit të të paraburgimit te 313-ës për shpërdorim detyre, teksa tashmë Prokuroria e Durrësit nuk i ka nisur hetimet.

Sakaq, gruaja e Bilbil Hasanit, Mirjeta Hasani ka apeluar vendimin e Prokurorisë, duke nisur kështu betejën ligjore me drejtësinë. Avokati i saj nëpërmjet një deklarate pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se është rivrarë për së dyti shtetasi Bilbil Hsani, pasi prokurori dhe gjykatësi i çështjes kanë vendosur mbylljen e çështjes.

Avokati mbrojtës tha se do të denoncojë pranë autoriteteve prokurorin e çështjes Afrim Shehu dhe gjykatësin Petraq Curi për vendimin e dhënë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095558166503906
array(1) { ["section"]=> string(116) "u-vetevar-me-carcaf-ne-burg-se-vodhi-12-mije-leke-te-vjetra-gruaja-e-bilbil-hasanit-nis-betejen-me-drejtesine-213348" }