U vetëvra disa javë pasi lindi fëmijën, dalin DETAJE nga vdekja e 30-vjeçares në Dibër

Publikuar tek: aktualitet, më 21:11 08-01-2019 U vetëvra disa javë pasi lindi fëmijën, dalin DETAJE nga vdekja e 30-vjeçares në Dibër Foto ilustruese

Dalin detaje për vdekjen e 30-vjeçares, e cila u gjet dje e pajetë në Maqellarë të Dibrës.

Mësohet se Nezvere Rubla kishte lindur një fëmijë tre javë më parë dhe pas daljes nga spitali nuk ishte ndjerë mirë.

Zyrtarë të policisë së Dibrës thanë se dyshohet se gruaja është vetëvrarë me armë gjahu, pasi kishte kaluar në depresion

'Tre javë më parë Rubla është shtruar në maternitetin e Peshkopisë. Pasi ka lindur, ajo nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Sipas mjekëve, lindja është kryer në kushte normale, por 30-vjeçarja ka kaluar në depresion. Nuk kemi ende të dhëna se cilat kanë qenë shkaqet e kalimit në depresion, por po hetojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë', pohuan zyrtarët e Policisë.

Policia ka hapur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ka sekuestruar telefonin e viktimës.

Familjarët janë shprehur se nuk besojnë që Nezvere Rubla të jetë vetëvrarë, pasi kurohej rregullisht dhe kishte përmirësime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Mbyllja e Universitetit me dryn', Nazarko akuza studentëve: Turp, më mirë t' i vinit zjarrin Kryeministrisë
Institucionet e reja të Drejtësisë, flet kreu i KLP: Në SPAK do të shkojnë prokurorët më të mirë »
Article Logic
Execution time: 0.013040065765381
array(1) { ["section"]=> string(92) "u-vetevra-disa-jave-pasi-lindi-femijen-dalin-detaje-nga-vdekja-e-30-vjecares-ne-diber-148012" }