23 vjeçari Tedi Durishti i cili përdorte emrin e “Ami Event” për të mashtruar vajza të reja të cilave u merrte para në emër të këtij biznesi është dënuar me dy vite burg.
I riu shtirej si menaxher i biznesit të drejtuar nga Ami dhe Ermal Mamaqi ddhe u premtonte vajzave se do i angazhonte në agjencinë e modeleve.
Ai kishte mashtruar tre shtetase: A. Hida, M. Hoxha, L. Duka, të cilat për t’u bërë pjesë i kanë paguar një shumë prej 1 milion e 50 mijë lekë të vjetra.
Arrestimi dhe gjykimi i tij erdhi pas denoncimit që i bëri vetë aktori Ermal Mamaqi.
Lexo edhe: Ermal Mamaqi denoncon "menaxherin" e Ami Event, u vidhte lekë vajzave