Partia Demokratike ditën e djeshme ka mbajtur votimet në qarkun e Tiranës, ku anëtarësia ka votuar për kandidatët që do të vijojnë në fazën tjetër të procesit për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Në emrat e kandidatëve për deputetë ishte edhe emri i futbollisti Andi Lila.
Pas votimeve të mbajtur Andi Lila ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa ka falenderuar të gjithë atë që e konfirmuan sot në listën e kandidatëve për deputetë në Degën e Partisë Demokratike, Kavajë.
"Sot u votua për listen e kandidatëve për deputetë në Degen e Partisë Demokratike Kavajë. Me këtë rast, i falenderoj të gjithë demokratet e Kavajës, jo vetem për konfirmimin tim për të vijuar këtë garë,po për konfirmimin e të gjithë listës pasi vetem të bashkuar do ta fitojmë betejen e 25 prillit," shkruan Lila.