U vra gabimisht nga policia greke para 10 vitesh, Gjykata i jep 410 mijë euro dëmshpërblim familjes së Nikolla Todit

Publikuar tek: rajon, më 20:37 23-11-2020 U vra gabimisht nga policia greke para 10 vitesh, Gjykata i jep 410 mijë euro dëmshpërblim familjes së Nikolla Todit Nikolla Todi

Më në fund gjykata greke ka vendosur drejtësinë për vdekjen e 25 vjeçarit shqiptar Nikolla Todi, i cili para 10 vitesh u vra gabimisht nga policia greke.

Kjo gjykatë ka vendosur që familja e Nikolla Todit të dëmshpërblehet me 410 mijë euro, të cilat do i kalojnë bashkëshortes, djalit të mitur të viktimës dhe prindërve të tij.

Por si u vra 25 vjeçari Nikolla Todi 10 vite më parë?

Më 16 shkrut të vitit 2010 policia greke gjatë një operacioni për arrestimin e një të arratisuri shqiptar nga burgu i Larisës dhe bashkëpunëtorit të tij shkëmbeu zjarr me këta të fundit.

Nikolla Todi u gjend rastësisht në atë zonë, si bashkëudhëtar në një makinë që ishte parkuar jashtë një magazine.

Në momentin që filluan të shtënat, ai u fsheh pas kamionit dhe më pas tentoi të futej në një banesë, por mori 9 plumba, nga të cilët 4 i përkisnin pistoletave të policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situatë alarmante në Maqedoninë e Veriut, 35 viktima dhe 387 raste të reja me Covid-19 (SHIFRAT)
Shteti fqinj renditet i treti në botë për shkallën e infektimit me koronavirus, vendos orën policore »
Article Logic
Execution time: 0.010066986083984
array(1) { ["section"]=> string(122) "u-vra-gabimisht-nga-policia-greke-para-10-vitesh-gjykata-i-jep-410-mije-euro-demshperblim-familjes-se-nikolla-todit-228864" }