U vra me 6 plumba në mes të qytetit në Gjermani, policia hedh dyshimet e para për vrasjen e shqiptarit : Shkak pazaret e drogës

Publikuar tek: aktualitet, më 20:28 18-08-2019 U vra me 6 plumba në mes të qytetit në Gjermani, policia hedh dyshimet e para për vrasjen e shqiptarit : Shkak pazaret e drogës Foto nga vendi i krimit, siguruar nga mediat gjermane

Policia gjermane po nxjerr detaje të reja nga vrasja e 19-vjeçarit Keidi Pasha natën 13 gushtit në Vorsfelde të Gjermanisë.

Hetuesit e atentatit ku mbeti i vdekur djaloshi nga Mati dhe kushëriri i tij 31-vjeçar (identiteti mbahet i fshehtë) dyshojnë se të dy shqiptarët mund të jenë ekzekutuar për pazare droge. Nga të dhënat shtesë të publikuara në mediat gjermane, mësohet se dy të rinjtë shqiptarë nuk kishin leje qëndrimi në Gjermani. Por, kushëriri i tij ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, por ka refuzuar të dëshmojë për atentatin e ndodhur.

Ministria e Brendshme e rajonit të Saksonisë së Ulët raporton se kjo ngjarje mund të jetë vazhdim i serisë së vrasjeve kriminale të shqiptarëve për trafiqe të lëndëve narkotike. Numri i shtetasve shqiptarë të ndaluar për trafiqe droge është shtuar në Saksoninë e Ulët nga 14 në vitin 2016 në 32 një vit më pas.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026580095291138
array(1) { ["section"]=> string(131) "u-vra-me-6-plumba-ne-mes-te-qytetit-ne-gjermani-policia-hedh-dyshimet-e-para-per-vrasjen-e-shqiptarit-shkak-pazaret-e-droges-175719" }