U vra në shtëpi, zbulohet kush e kërcënoi anëtarin e partisë së Merkel

Publikuar tek: bota, më 07:27 05-06-2019 U vra në shtëpi, zbulohet kush e kërcënoi anëtarin e partisë së Merkel

Politikani i njohur për politikat “pro-refugjatë”, Walter Lübcke i vrarë në Hesse të Gjermanisë të shtunën, është kërcënuar më herët me vdekje nga grupe të së djathtës ekstreme.

Kështu shkruan e përditshmja gjermane “Die Tageszeitung”.  Gazeta shkruan mw tej se politikani konservator, 65 vjeçar ishte kërcënuar me vdekje nga pjesëtarët e të djathtës ekstreme si dhe nga anëtarët e lëvizjes Reichsbuerger, të cilët e refuzojnë legjitimitetin e shtetit modern gjerman, pasi sipas tyre, Gjermania ende mbahet e pushtuar nga forcat aleate.

Ndërkohë Policia e Shtetit po heton se çfarë ndodhi të shtunën në mbrëmje. Ata kanë thënë se Walter Lübcke, i cili ishte 65 vjeç, u qëllua në kokë në një distancë të afërt dhe se asnjë armë nuk u gjet, duke pëtrjashtuar kështu mundësinë e vetëvrasjes.

Politikani i vrarë u gjet në kopshtin e tij rreth mesnatës nga një anëtar i familjes dhe u shpall i vdekur në spital dy orë më vonë.

Një makinë policie vazhdon të qendrojë përballë shtëpisë së viktimës për të monitoruar çdo lëvizje, ndërsa fqinjët janë shprehur për mediat gjermane se janë shokuar nga kjo ngjarje.

49060794_401.jpg

48c588a2e45b8d75f439434c31bc6e7d_L.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091109275817871
array(1) { ["section"]=> string(76) "u-vra-ne-shtepi-zbulohet-kush-e-kercenoi-anetarin-e-partise-se-merkel-166989" }