“U vra vëllai im”, trondit avokati i njohur pas atentatit në Vlorë: Ti duhej të ishe i fundit që mund të ikje në këtë mënyrë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:38 25-05-2017 “U vra vëllai im”, trondit avokati i njohur pas atentatit në Vlorë: Ti duhej të ishe i fundit që mund të ikje në këtë mënyrë

Vrasja e dyfishtë në Vlorë ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar. Viktima mbetën drejtori i OSHEE Roland Saliu dhe pronari i një televizioni Enver Hyseni.

Sakaq, avokati i njohur Saimir Vishaj bën një dedikim prekës për të ndjerin Saliu që avokati e quan si vëlla.

“Mjerë qyteti im Vlora!
Sot u vra vëllai im apo kushuriri im i afërt. Nuk ka rëndësi detyra apo funksioni i tij. Ishte njeriu më i mirë dhe fjalëmbël në qytetin tim. Por “Maskat” nuk falin jetë njerëzish në një qytet turistik që çdo kush do të dashurohet me jetën dhe jo me vdekjen…
‘97 në Vlorë ka lënë pasoja, por sot u vra një Drejtues imagjino një qytetar i thjeshtë!!!!
Larg Krimit, pro paqes.
Kusho, ti duhet të ishe i fundit që mund të ikje në këtë mënyrë, pasi ti transmetoje pozivitet në qytetin tonë…”, shkruan Vishaj.

ssssss.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në limitet e kohës, PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje
Skandali me produktet e bulmetit, reagon menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit »
Article Logic
Execution time: 0.011274099349976
array(1) { ["section"]=> string(126) "u-vra-vellai-im-trondit-avokati-i-njohur-pas-atentatit-ne-vlore-ti-duhej-te-ishe-i-fundit-qe-mund-te-ikje-ne-kete-menyre-79926" }