Nizami Bezati, pronari i banesës ku u vodhën 10 milionë lekë në fshatin Kamenicë të Korçës ka folur për News 24, duke treguar dhe tmerrin që kanë përjetuar në orët e vona të natës.
Bezati bën me dise se gjatë mbrëmjes të gjithë kanë qenë në festë pasi kanë patur fejesën e djalit, ndërsa ka lënë dy shokë të të birit të ruanin shtëpinë.
Mirëpo gjatë natës, dy persona të pajisur njëri me kallash dhe tjetri me lëve kanë kërcënuar me armë në kokë dy të rinjtë, më pas i kanë lidhur dhe kanë vjedhur paratë në kasafortë.
Më pas grabitësit janë larguar duke i lënë të lidhur dy djemtë.
Bezati i bën apel policisë që të identifikojnë dhe arrestojnë autorët, të cilët grabitën shumën e majme të parave.