U zgjodh anëtar i SPAK-ut, BERISHA çmon Altin DUMANIN, zbulon prapaskenën: Bëri punë të mirë te Task-Forca, iku se i bëri presion RAMA

Publikuar tek: aktualitet, më 23:51 25-11-2019 U zgjodh anëtar i SPAK-ut, BERISHA çmon Altin DUMANIN, zbulon prapaskenën: Bëri punë të mirë te Task-Forca, iku se i bëri presion RAMA Altin Dumani (foto kryesore) dhe Sali Berisha (d)

Kryeministri Berisha vlerësoi kandidatin për kryetar të SPAK-ut Altin Dumani për rezultatet e arritura gjatë kohës që drejtoi Task-Forcën.

Në studion e ‘’360 gradë’’, Berisha zbulon se Dumani (prokuror i Krimeve të Rënda), i cili sot u emërua njëri prej anëtarëve të SPAK-ut nga KLP-ja, dha dorëheqjen pasi u trysnua nga kryeministri Rama.

Ndër të tjera, Berisha gjykon se Reforma në Drejtësi do të paralizohet pasi është kapur nga kryeministri Rama. Ish-kryedemokrati tregon se mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë ka shkaktuar 4 miliardë dollarë dëme duke bllokuar shumë çështje të pronave, civile, etj.

‘’S’kam imunitet. Kush ka frikë: ai që e heq, apo e mban imunetin? Kjo reformë në vend që të prodhonte një drejtësi më të mirë se ç’ishte, po prodhon drejtësi të kapur, jo për efekt mund të përdoret kundër meje, por një drejtësi e kapur vërtetohet shpejt se është e paralizuar.

Ndërkombëtarët i dëgjoj. Janë një, por shumë që nxorrën kartonin e kuq duke mos hapur negociatat. Nëse nuk funksionin GJK dhe GJL nuk ka shtet ligjor. Për 3 shekuj ekziston një konventë e çështjeve civile, që nëse pushtohet një vend të respektojmë çdo çështje civile. Kurse sot ka një dhunim të vazhdueshëm, s’ka njeri që mund ta mburrë. Është vepër e Edi Ramës. Unë isha në opozitë dhe s’kisha ndonjë përgjegjësi dhe kundërshtova kategorikisht mohimin e apelimit të gjyqtarëve në GJK. E kundërshtova vettingun top-doën dhe mbështeta atë një më një. Për gjykatat s’ka përgjegjësi asnjë ambasador, as Brukseli, por e ka kryeministri.

Janë 4 miliardë dollarë dëme të bllokimit të pronave, çështjeve civile. Një i ri amerikan më tha se as në Irak nuk ka ndodhur kjo që po ndodh në Shqipëri.

Nuk jam kundër vettingut, por jo për njërin që ka 60 milionë rri dhe njëri me 16 milionë ik. Kam qenë me idenë që SPAK-u duhej ta zgjidhej magjistrati, jo kunati (i referohet kryetarit të KLP-së Gent Ibrahimi).
Ai që është pretendent për kryetar (Altin Dumani), mbaj mend ka drejtuar Task Forcën kundër korrupsionit dhe ka patur rezultate të kënaqshme, por pastaj dha dorëheqje. E detyroi Rama të jepte dorëheqjen’’, shprehet Berisha.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097990036010742
array(1) { ["section"]=> string(137) "u-zgjodh-anetar-i-spak-ut-berisha-cmon-altin-dumanin-zbulon-prapaskenen-beri-pune-te-mire-te-task-forca-iku-se-i-beri-presion-rama-187227" }