U zgjodh fitues adhuruesi i Millosheviçit, Shqipëria bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimit ‘Nobel’

Publikuar tek: aktualitet, më 13:31 09-12-2019 U zgjodh fitues adhuruesi i Millosheviçit, Shqipëria bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimit ‘Nobel’ Peter Handke (m) dhe përkujtimi i viktimave të Genocidit të Srebrenicës (d)

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria do të bojkotojë ndarjen e çmimit Nobel.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai bën me dije se ka urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi.

Sipas Cakaj, çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit.

Kujtojmë që fituesi i sivjetshëm Handke është një shkrimtar i urryer për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij antishqiptare, por edhe si adhurues i liderit serb, Sllobodan Millosheviç. Madje, me deklaratat e tij antishqiptare dhe adhurimin që i bënte Millosheviçit, ai krijoi mjaft antipati edhe në Gjermani.

Statusi i plotë:

Duke qenë thellësisht të bindur se arsyetimi dhe lavdërimi i krimeve të luftës është pengesë për shpirtin e pajtimit që duhet të mbizotërojë në rajon, ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken.

Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit.

Ndaj, Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi.

Përkushtimi ynë, ndërkaq, do të vazhdojë për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore bazuar në vlerat e patjetërsueshme të së vërtetës dhe në përputhje me kërkesat më të larta të drejtësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077509880065918
array(1) { ["section"]=> string(104) "u-zgjodh-fitues-adhuruesi-i-milloshevicit-shqiperia-bojkoton-ceremonine-e-ndarjes-se-cmimit-nobel-188865" }