U zgjodh kryetare e grupit të demokratëve, Rudina Hajdari: Ne nuk i BOJKOTOJMË zgjedhjet e 30 qershorit

Publikuar tek: politike, më 11:16 18-04-2019 U zgjodh kryetare e grupit të demokratëve, Rudina Hajdari: Ne nuk i BOJKOTOJMË zgjedhjet e 30 qershorit

"Ne si grup nuk jemi dakord për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit", kështu u shpreh Rudina Hajdari në foltoren e Kuvendit, në emër të grupit Parlamentar të PD, pas zgjedhjes në këtë post.

Hajdari u shpreh e bindur se deputetët e rinj nuk duan të bojkotojnë zgjedhjet e qershorit, duke theksuar se ata do të punojnë fort për përfaqësimin e demokratëve në këtë garë si dhe në Parlament.

"Unë do kërkoja që demokratët sot jashtë këtij Parlamenti ta shohin si një ofertë dhe alternativë e tyre për përfaqësim në Parlament. Ne si grup nuk jemi dakord për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ne nuk duam në asnjë lloj mënyre ta bojkotojmë zgjedhjen. Unë e shikoj që koha nuk është në favorin tonë por ne do përpiqemi në çdo mënyrë që demoktratëve mos u lëmë një vend bosh në këto zgjedhje. Ftoj çdo lloj partie opozitare ta rishikojnë vendimin e tyre për të bojkotuar, ky nuk është një mjet demokratik. Kështu që e konsideroj të rëndësishme që ne të përgatitemi dhe të marrim çdo klloj mase të mundshme. Së fundmi ftoj çdo lloj demokrati të na përkrahë në këtë iniciativë që ne të mundohemi të shpalosim alternativën tonë, të hapim rrugën për një garë reale në këtë Parlament. Kam bindjen e plotë se me ndihëm e zotit dhe mbështetjen e demokratëve që janë të zhgënjyer nga vendimi i Partisë Demokratike do na mbështesin", tha Hajdari.  

Më herët Hajdari falenderoi edhe deputetët e rinj të cilët e zgjodhën atë si kryetare të grupit si dhe shpalosi platformën.

"Kemi një histori të përbashkët si demokratë. Dua të vë në dukje që këta demokratë të ulur sot këtu kanë dhënë kountributin e tyre në zonat e tyre dhe i shoh si përfaqësues të denjë, kështu që jam e nderuar që i përfaqëosj dhe flas në emër të tyre. Më lejoni të flas, të skicoj një miniplatformë. E para më duhet të them se ne do përfaqësojmë të gjithë demokratët që nuk kanë qenë dakord me dorëzimin e mandateve. Përpos denoncimeve që do bëjmë të kësaj qeveria ne do shpalosim një alternativë të qartë për një vizion të Shqipërisë së të nesërmes. E para është Reforma Zgjedhore dhe ndryshimi i sistemit. Shumë shpejt ne do paraqesim projektin tonë të detajuar për sa i përket kësaj platforme. Do të mbëshetsim reformën në drejtësi. Dua të vë theksin sepse ky grup ka bindjen e fortë kundra ndryshimeve që janë bërë në vitin 2008 që e çoi Shqipërinë drejt shkatërrimit. Prandaj do gjejmë çdo lloj mënyre të përshtatshme për një përfaqësim politik nga deputetë që janë zgjedhur nga populli. Deklarojmë se kjo është kauza jonë dhe më e rëndësishmja për këtë legjislaturë", tha ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12379002571106
array(1) { ["section"]=> string(108) "u-zgjodh-kryetare-e-grupit-te-demokrateve-rudina-hajdari-ne-nuk-i-bojkotojme-zgjedhjet-e-30-qershorit-160897" }