U zgjodh presidente e KE, Kryemadhi uron Von Der Leyen: Jam e bindur që tashmë do të fokusoheni në perspektivën europiane të Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:11 16-07-2019 U zgjodh presidente e KE, Kryemadhi uron Von Der Leyen: Jam e bindur që tashmë do të fokusoheni në perspektivën europiane të Shqipërisë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhur pak më parë presidente e Komisionit Europian.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Kryemadhi shprehet e bindur se tashmë KE do të ketë një fokus të veçantë në perspektivën europiane të Shqipërisë.

‘Urimet më të sinqerta gruas së parë të zgjedhur si Presidente e Komisionit Europian, Znj. Ursula von der Leyen. Jam e bindur se nën drejtimin tuaj, KE do të ketë një fokus të veçantë në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipërisë, si një aleate e palëkundur e vlerave europiane’, shkruan Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02605676651001
array(1) { ["section"]=> string(140) "u-zgjodh-presidente-e-ke-kryemadhi-uron-von-der-leyen-jam-e-bindur-qe-tashme-do-te-fokusoheni-ne-perspektiven-europiane-te-shqiperise-172423" }