U zgjodh si kreu i SPAK, Agron Tufa sulmon Arben Krajën: Ka qenë hetues në komunizëm

Publikuar tek: aktualitet, më 21:20 19-12-2019 U zgjodh si kreu i SPAK, Agron Tufa sulmon Arben Krajën: Ka qenë hetues në komunizëm Kreu i SPAK Arben Kraja dhe ish kreu i ISKSH-se, Agron Tufa

Ish-kreu i Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, ka reaguar pas zgjedhjes së sotme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) Arben Krajën si kreun e SPAK (Struktura e Posaçme Anti-korrupsion).

 

Sipas Tufës, Kraja ka qenë hetues edhe në periudhën e diktaturës komuniste.

Kujtojmë se Arben Kraja mori 6 vota nga anëtarët e KLP-së, pavarësisht së në mbledhjen e mëparshme të këtij institucioni ishte renditur i pari me pikë Altin Dumani.

Postimi i plotë:

'Ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit', do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!

Ka vend një pyetje këtu:

– Kush ia dha pastërtinë e figurës këtij ish-hetuesi? Mos valle ish-oficerët operative qe drejtojnë zyrat e vetingut? Po per keto gjera u konfrontova une! Për çka tjetër!?

Per këtë duhet te shprehen AIDSSH dhe DSIK, të lajnë veten.

Ndryshe mbetet ne fuqi ai proverbi dibran: “Ja ma gjé, ja ma ke!”

Gjithsesi, qysh kur nisi kjo lojë e ndyre pa pike morali, unë jam shprehur ne kohë', ka shkruar Tufa.

Kujtojmë se ish kreu i Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit ndodhet në Zvicër pasi kërkoi azil politik atje bashkë me familjen, ndërsa vazhdimisht ka denoncuar që ish pjesëtarë të nomenklaturës komuniste dhe të sigurimit të shtetit janë në pozicione të larta shtetërore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fillimi i punës së SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, Gjonaj: Datë e rëndësishme në forcimin e shtetit ligjor
Ish-ministri Manjani: SPAK të bën gjëmën, do jetë ‘monstër’ për ata që janë fajtorë »
Article Logic
Execution time: 0.013780832290649
array(1) { ["section"]=> string(89) "u-zgjodh-si-kreu-i-spak-agron-tufa-sulmon-arben-krajen-ka-qene-hetues-ne-komunizem-189882" }