U zgjodh zv. Presidente e PE për Partitë Popullore, Haradinaj uron Arba Kokalarin: Nuk ka mburrje më të madhe për Kosovën

Publikuar tek: aktualitet, më 23:09 18-09-2019 U zgjodh zv. Presidente e PE për Partitë Popullore, Haradinaj uron Arba Kokalarin: Nuk ka mburrje më të madhe për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj  ka uruar eurodeputeten Arba Kokalari, e cila sot është zgjedhur Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.

Përmes një statusi në 'Facebook', Haradinaj shprehet krenar se nuk ka nder më të madh për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë.

'Urime të përzemërta për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot zëvendës presidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).

Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë. Të priftë e mbara, Arba!', shkruan Haradinaj.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031930923461914
array(1) { ["section"]=> string(125) "u-zgjodh-zv-presidente-e-pe-per-partite-popullore-haradinaj-uron-arba-kokalarin-nuk-ka-mburrje-me-te-madhe-per-kosoven-178951" }