‘U zhduk’ kur anëtarësia e ‘dogji’ për deputet, Klevis Balliu shfaqet në Gjykatë: Kam dhjetëra gjyqe për Astirin, këlyshët e Enverit duan të më mbajnë këtu

Publikuar tek: politike, më 10:11 26-10-2020 ‘U zhduk’ kur anëtarësia e ‘dogji’ për deputet, Klevis Balliu shfaqet në Gjykatë: Kam dhjetëra gjyqe për Astirin, këlyshët e Enverit duan të më mbajnë këtu Ish-deputeti i PD Klevis Balliu

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu është shfaqur paraditen e sotme para Gjykatës së Tiranës, për një nga gjyqet për protestën te Astiri, ndërsa ka thënë se procesi nuk është mbajtur dhe është shtyrë përsëri.

“I zhdukur” nga rrjetet sociale dhe nga mediat që prej 7 tetorit kur anëtarësia e PD në Korçë e skualifikoi nga gara për deputet, Balliu është shfaqur sot dhe ka akuzuar Edi Ramën se qëllimisht gjyqet ndaj tij shtyhen që ai të mos angazhohet në kauzat e PD por të “endet” dyerëve të Gjyaktës.

Ish-deputeti hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit, kur u shpreh se ai qëllimisht nuk po merr masa ndaj pandemisë në mënyrë që të fusi vendin në karantinë.

“Qëllimisht nuk merr masa ndaj pandemisë me justifikimin për të riktheyr karanatinën dhe kërkon mbylljen e Shqipërisë. Kujdeset që pandemia të përkqësohet në Shqipëri. Unë kam afro 300 procedime penale, dhjetëra gjyqe, për këtë protestë por dhe për protestën të Bregu i Lumit. Ngrejnë akzua dhe nuk vijnë në seancë. U shty seanca.

Sa herë janë shtyrë seancat e mia, sepse kërkojnë të na mbajnë këtu. Kërkojnë të bëjnë presion, këta këlyshët e Enver Hoxhës. Kërkojnë të na bëjnë presion këta. Këta janë në grahmat e fundit të politikës. Unë sa e kam filluar karrierën dhe e ardhmja është me ata që e nisin karrirën dhe jo me ata që e mbyllin”, tha Balliu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i ‘hyn me kokë’ fushatës, mbledh sërish shtabin elektoral në selinë e PS-së
Rama i prerë: Kodi Zgjedhor do të votohet pa asnjë ndryshim, askush s’mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më pak Ilir Meta »
Article Logic
Execution time: 0.012650012969971
array(1) { ["section"]=> string(155) "u-zhduk-kur-anetaresia-e-dogji-per-deputet-klevis-balliu-shfaqet-ne-gjykate-kam-dhjetera-gjyqe-per-astirin-kelyshet-e-enverit-duan-te-me-mbajne-ketu-225167" }