U zhduk nga sytë e të ëmës në parkun e lojrave, gjendet i mbytur 4 vjeçari shqiptar në Zvicër

Publikuar tek: aktualitet, më 07:26 25-05-2019 U zhduk nga sytë e të ëmës në parkun e lojrave, gjendet i mbytur 4 vjeçari shqiptar në Zvicër

Gjendet i pajetë 4-vjeçari shqiptar i cili ishte shpallur i humbur dy ditë më parë në Zvicër.

Zeneli, 4 vjeçar u gjet i mbytur në Villnachern nga punonjësit e një hidrocentrali.

Sipas dyshimeve të para të autoriteteve zvicerane dyshohet se 4-vjeçari ka rënë në lumë duke luajtur.

Zeneli po luante me nënën e tij dhe me fëmijët e tjerë në një shesh lojërash kur papritmas, rreth orës 16:30,e ëma vuri re se ai nuk ishte.

 'Ai është një djalë i shoqërueshëm, që i beson të gjithëve.  Për Zenelin nuk ishte hera e parë që ishte në këtë shesh lojërash, sepse ka shumë fëmijë miq atje. Ne donim që ai të kishte më shumë kontakte me fëmijët e tjerë, të bisedonte me ta dhe të luante me ta. Ne gjithmonë ndiheshim të sigurt këtu', thotë nëna e tij, Burbuqe M. mes lotëve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045331001281738
array(1) { ["section"]=> string(99) "u-zhduk-nga-syte-e-te-emes-ne-parkun-e-lojrave-gjendet-i-mbytur-4-vjecari-shqiptar-ne-zvicer-165616" }