U zhduk pa lënë gjurmë, babai i adoleshentit tregon MESAZHIN e fundit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:48 15-10-2019 U zhduk pa lënë gjurmë, babai i adoleshentit tregon MESAZHIN e fundit Flogert Kryeziu

Flet për mediat babai i Flogert Kryeziut, adoleshentit që ka humbur gjurmët që prej ditës së djeshme.

Lutfi Kryerziu, i cili punon si polic privat ne Klos tregon se i biri kishte lënë librat në një dyqan dhe nuk është kthyer në shtëpi.

Ai thotë se Flogerti i ka dërguar një mesazh të fundit ku i kërkon të mos ta kërkojnë.

“Nga ora 12 e gjysmë që është nisur për shkollë dhe nuk është kthyer më. Kontaktova me mësuesin kujdestar dhe nuk kishte shkuar fare në shkollë, librat i kishte lënë në një dyqan aty. Nuk kemi pasur asnjë problem, mendje adoleshenti nuk e di. Bëmë denoncimin në polici, nuk ka shkuar te asnjë nga të afërmit. Më ka dërguar mesazh dhe më ka thënë ‘’Baba mos më kërko më, jam në Tiranë, në Durrës”, thotë babai i Flogertit.

Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për të riun e zhdukur pa asnjë gjurmë, në mënyrë të dyshimtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20059680938721
array(1) { ["section"]=> string(75) "u-zhduk-pa-lene-gjurme-babai-i-adoleshentit-tregon-mesazhin-e-fundit-182112" }