Kanë kaluar më shumë se 3 vite që prej zhdukjes së mistershme të 22 vjeçares shqiptare Sibora Gagani e larguar nga Italia drejt Spanjës.
Familjarët e Siborës bërë disa herë apel për ndihmë në inistitucione të ndryshme në Itali. Ndërsa së fundi i janë drejtuar emisionit “Chi l’Ha Visto”, duke kërkuar ndihmën e gjithë atyre që mund ta kenë parë, shkuan Newnotizie.it.
E reja shqiptare jetonte në Itali, por u transferua në Andaluzi me të dashurin e saj. Sipas mamasë së saj, ajo kishte dëshirë të martohej dhe i’a kishte thënë mamasë me telefon, por pas kësaj telefonate u zhduk. Fshiu profilin e saj në FB dhe numri i telefonit nuk ishte më i arritshëm. Nëna e saj ka thënë gjithastu se i dashuri, ka deklaruar se ka bërë një sherr me Siborën dhe nga ai moment nuk e ka parë më.
Në 14 korrik nëna e saj mori një telefonatë nga ana e të dashurit të saj, që i tregoi se kishin bërë një sherr bashkë dhe ajo kishte ikur pa marrë asgjë me vete.
Deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e 22 vjeçares shqiptare.