U zhduk teksa po lundronte me djalin e saj 4 vjeç, policët gjejnë në liqen trupin e aktores së njohur (Misteri)

Publikuar tek: bota, më 23:06 13-07-2020 U zhduk teksa po lundronte me djalin e saj 4 vjeç, policët gjejnë në liqen trupin e aktores së njohur (Misteri)

Zhdukja e aktores së njohur 33-vjeçare teksa po lundronte me varkë me djalin e saj 4 vjeç bëri bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.

glee_copy.jpg

Sot, hetuesit gjetën një trup në liqenin e Kalifornisë, aty ku aktorja Naya Rivera u zhduk gati një javë më parë.

"Zyra e Sherifit të Qarkut Ventura konstatuan trupin të hënën në mëngjes", tha kapiteni Eric Buschow, një zëdhënës për këtë zyrë. Ai tha se trupi do të ekzaminohej dhe më pas do të bëhej identifikimi i saktë, por ata shprehen të bindur se është trupi i aktores.

Pasi u bë publik lajmi se ajo u zhduk, më 8 korrik në liqenin e Pirut, ekipet e kërkimit filluan kërkimet në liqen duke përdorur helikopter, anije, drone, qen dhe pajisje zhytjeje.

helikopter.jpg

Naya, ylli i serialit 'Glee' dhe djali i saj 4-vjeçar, Josey Hollis Dorsey, po notonin në Liqenin Piru. Më pas diçka e tmerrshme dhe njëkohësisht e çuditshme ndodhi. Djali i vogël ishte i vetëm në barkë, dhe nuk kishte asnjë shenjë nga nëna e tij. Ditët në vijim pritet dhe të zbardhet ngjarja e rëndë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091960430145264
array(1) { ["section"]=> string(115) "u-zhduk-teksa-po-lundronte-me-djalin-e-saj-4-vjec-policet-gjejne-ne-liqen-trupin-e-aktores-se-njohur-misteri-213757" }