U zhvesh dhe u lidh në mal, 28-vjeçari shqiptar e inskenoi gjithë rrëmbimin e tij

Publikuar tek: rajon, më 15:26 25-11-2020 U zhvesh dhe u lidh në mal, 28-vjeçari shqiptar e inskenoi gjithë rrëmbimin e tij

28-vjeçari Jetmir Rudi nga fshati i Rud në Malishevë, i cili u raportua si i zhdukur dhe më pas se e kishin marrë peng, ka inskenuar vetë gjithë ngjarjen.

Mediat kosovare raportojnë se madje edhe pamjet që kishin dalë ku ai shihej i lidhur e i zhveshur në mes të malit, i ka inskenuar vetë.

Bëhet me dije se 28-vjeçari kishte lidhur veten me ngjitse, por jo duart, të cilat i kishte vënë pas shpinës që mos shihen në foto, më pas e kishte lënë telefonin në një vend që të filmonte, pamje që më pas i shpërndau në rrjtete sociale.

Rrobat të cilat i kishte deklaruar që ia kishin marrë, i kishte fshehur vetë në mal.

Mësohet se të gjitha këto i ka pranuar vetë 28-vjeçari në polici.

“Rasti rikualifikohet si ”Deklarim i rrejshëm”. Pas një pune intensive të njësiteve të hetuesisë dhe i gjetur para provave që posedon policia, i dyshuari ka pranuar se ka inskenuar rastin e rrëmbimit. I njëjti ka treguar edhe vendin ku ka fshehur telefonin dhe provat tjera, prandaj mbështetur në këto rrethana, me urdhër të prokurorit të shtetit rasti rikualifikohet si ”deklarim i rrejshëm”. Veprimet tjera si pjesë e procedurës do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, ka deklaruar policia.

raegaeryt.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 704 raste të reja nga koronavirusi në Kosovë, bie numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit
Ngjarje tragjike, humb jetën 10-vjeçarja pasi goditi kokën gjatë orës së fiskulturës »
Article Logic
Execution time: 0.013011932373047
array(1) { ["section"]=> string(87) "u-zhvesh-dhe-u-lidh-ne-mal-28-vjecari-shqiptar-e-inskenoi-gjithe-rrembimin-e-tij-229085" }