Desara Mançellari është vajza cila gjatë vitit të kaluar u shndërrua në një personazh mediatik, pasi i dogji të dashurit 4 makina pas zënkës së tyre të radhës.
Por çfarë i ka ndodhur vajzës nga Tirana dhe ku ndodhet ajo sot?
Desara mësohet se ndodhet aktualisht në burgun e grave në Tiranë, ku do të vuajë dënimin për rreth dy vjet e gjysmë. 23-vjeçarja është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie, por me gjykim të shkurtuar ajo do të bëjë përfundimisht 2 vjet e 4 muaj burg.
Ajo i dogji babait të të dashurit biznesmen V. Papajani, 56 vjeçar, katër mjete, tip “Audi”, “Volkswagen”, “Rulotë” dhe një kamioncinë.
Vajza ka pranuar se e ka bërë këtë për hakmarrje, pas zënkave me djalin dhe familjarët e tij. Mançellari dhe Filipi, kanë qenë të dashur dhe për këtë lidhje kishin dijeni të dyja familjet. Mirëpo një sherr i momentit mes dy të rinjve ka sjellë dhe nxehjen e situatës, ku djali ka rrahur 23-vjeçaren duke e goditur në fytyrë.