U zunë me njëri-tjetrin dhe nuk iu bindën policisë, arrestohen tre persona në Korçë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:41 23-06-2019 U zunë me njëri-tjetrin dhe nuk iu bindën policisë, arrestohen tre persona në Korçë Foto ilustruese

3 persona kanë rënë në pranga në Korçë pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë.

Autoritetet kanë arrestuar shtetasit me iniciale L.M., 40 vjeç, A.S. 27-vjeç, dhe A.Xh. 41 vjeç.

Mësohet se tre të arestuarit u konfliktuan për arsye të dobëta me njëri-tjetrin dhe gjatë kësaj kohe pavarësisht urdhrit, ata nuk iu bindën policisë.

'Pas mbërritjes në vendngjarje të patrullës së Policisë, tre shtetasit A.S, 27 vjeç; A.Xh, 41 vjeç dhe L.M, 40 vjeç, banues në Korçë, kundërshtuan dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të rendit, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e situatës dhe për shoqërimin e tyre drejt ambjenteve të Komisariatit', thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027523994445801
array(1) { ["section"]=> string(89) "u-zune-me-njeri-tjetrin-dhe-nuk-iu-binden-policise-arrestohen-tre-persona-ne-korce-169382" }