U zunë për vendin e parkimit, arrestohet autori i dyshuar i plagosjes me armë në mes të Lezhës

Publikuar tek: aktualitet, më 20:16 11-09-2019 U zunë për vendin e parkimit, arrestohet autori i dyshuar i plagosjes me armë në mes të Lezhës Foto ilustruese

22 vjeçari me inicialet S.D, i cili plagosi mbrëmjen e djeshme me armë zjarri Arjan Kolën në mes të Lezhës, është arrestuar nga Policia.

“Policia e Lezhës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur me armë pas një konflikti të çastit 37 vjeçari Arjan Kola, falë veprimeve të shpejta hetimore bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Prej mbrëmjes së djeshme, dhjetëra forca policie të Komisariatit të Policisë dhe të DVP-së Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Troshan si dhe kanë krehur e mbajtur të rrethuar zonën e pyllëzuar të fshatit, zonë në të cilën autori mundi të fshihej pas ngjarjes.

Si pasojë e presionit të kontrolleve dhe rrethimit të zonës së pyllëzuar si dhe falë edhe negociatave që Policia e Lezhës bëri me të afërmit e autorit të dyshuar që ai ti dorëzohej organeve të Drejtësisë, para pak minutash u bë e mundur që në fshatin Troshan, autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi S.D. vjeç 22,  ti dorëzohej shërbimeve të policisë.

Ky shtetas, dyshohet se mbrëmë në qytet Lezhë, ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin A.K. vjeç 37, banues në Lezhë.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme”, njofton Policia.

Plagosja me armë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë Katedrales së Lezhës, pas një konflikti banal mes dy të rinjve për një vend parkimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020882129669189
array(1) { ["section"]=> string(100) "u-zune-per-vendin-e-parkimit-arrestohet-autori-i-dyshuar-i-plagosjes-me-arme-ne-mes-te-lezhes-178118" }