Udhëheqësit e BE-së pajtohen për një fond të përbashkët rimëkëmbjeje

Publikuar tek: bota, më 19:49 23-04-2020 Udhëheqësit e BE-së pajtohen për një fond të përbashkët rimëkëmbjeje Angela Merkel

Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një angazhim të përbashkët në sigurimin e një fondi për të ndihmuar në rikuperimin nga pandemia e koronavirusit, megjithëse kanë mosmarrëveshje për disa pika, tha kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e sotme.

 

Pas një video-konference të liderëve të BE-së, Merkel tha se një fond i tillë ishte gjithashtu në interesin gjerman dhe Berlini do të duhej të jepte kontributet më të larta në buxhetin e ardhshëm të BE-së.

"Është e qartë për të gjithë se ne kemi nevojë për një fond të tillë rikuperimi", u tha Merkel gazetarëve.

"Unë dua të them shumë qartë se një zgjidhje e tillë e përbashkët është në interesin e Gjermanisë, sepse gjërat mund të shkojnë mirë për Gjermaninë nëse ato shkojnë mirë për Evropën", tha ajo.

Drejtuesit e Bashkimit Evropian i kërkuan Komisionit Evropian që të hartojë me urgjencë një plan për rimëkëmbjen ekonomike të bllokut pas pandemisë së koronavirusit.

/REL/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Franca shënon ulje minimale, por sërish qindra viktima në 24 orët e fundit
Pompeo kërcënon OBSH-në: Mund të mos japim më kurrë dollarë të amerikanëve për ju »
Article Logic
Execution time: 0.01144003868103
array(1) { ["section"]=> string(75) "udheheqesit-e-be-se-pajtohen-per-nje-fond-te-perbashket-rimekembjeje-203768" }