Udhëtarët në Aeroportin e Frankfurtit, janë evakuuar mbrëmjen e djeshme pasi një person i dyshuar i pastrehë, braktisi një valixhe në terminal dhe tha disa herë “Allahu Akbar”.
Terminali 1 i aeroportit iu nënshtrua një "evakuimi masiv" pasi i dyshuari braktisi valixhen në qendrën e kontrollit të pasaportave dhe filloi të bërtiste. Në video, shihet momenti kur ai bërtet dhe policët i drejtojnë armët.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se bashkë me të, ëhstë arrestuar dhe një person tjetër, ndërsa në kërkim është një i dyshuar i tretë. Mijëra udhëtarë të Aeroportit të Frankfurtit janë filmuar teksa vrapojnë jashtë të tmerruar.
Stacioni i trenit në aeroport u mbyll dhe të gjitha fluturimet u ndaluan. Pas disa orësh dhe kontrolleve masive, terminali është rihapur. Valixhja që u braktis nga i dyshuari, sipas policisë nuk ka pasur asnjë “objekt të dëmshëm”.
Video: