Udhëtimi i fundit drejt shtëpisë, mbërrijnë në Portin e Durrësit trupat e pajetë të shqiptarëve, makinat funerale njëra pas tjetrës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:11 10-04-2020 Udhëtimi i fundit drejt shtëpisë, mbërrijnë në Portin e Durrësit trupat e pajetë të shqiptarëve, makinat funerale njëra pas tjetrës Fotot e publikuara ne mediet italiane

Momente dramatike nga Porti i Durrësit teksa pritet që nga momenti në moment të mbërrijnë nga Bari trupat e pajetë të shqiptarëve që kanë humbur jetën në luftën me covid.

Menjëherë, për të qenë pjesë e këtij momenti vërtet delikat, ka shkuar në Durrës edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Fotot e makinave funerale nga Bari u publikuan mbrëmë në mediet italiane të cilat shkruanin:

“Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë. LIVE nga porti i Barit sekuencat dramatike të hipjes në arkivolëve për në Durrës. Kthimi i trishtuar në vendin e tyre. Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr.

Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave të varrosjes së shtetasve shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit”.

 

1-20.jpg2-23.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097160339355469
array(1) { ["section"]=> string(136) "udhetimi-i-fundit-drejt-shtepise-mberrijne-ne-portin-e-durresit-trupat-e-pajete-te-shqiptareve-makinat-funerale-njera-pas-tjetres-202075" }