Udhëtimi me ‘të pushtetshmit’ shqiptarë, rrëfehet Blendi Fevziu: Kisha 3 vjet që e kisha fiksuar...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:33 10-04-2019 Udhëtimi me ‘të pushtetshmit’ shqiptarë, rrëfehet Blendi Fevziu: Kisha 3 vjet që e kisha fiksuar...

Moderatori i njohur Blendi Fevziu ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’.

Ai ka folur për një nga pasionet e tij më të mëdha sic janë udhëtimet.

Blendi ka rrëfyer më të fundit , ku ka qenë në në Senegal, një vend i cili ndodhet në pjesën perëndimore të Afrikës, në Ruandë që ndodhet në pjesën qendrore të Afrikës dhe Panama që është shteti më jugor i Amerikës së Mesme.

'Kam qenë në 5 vende kohët e fundit, por tre vlejnë për t’u rrëfyer. Kam qenë në Kubë, Panama, Kenia, Ruanda dhe Senegal. Kenia është një vend në Afrikë që ti e arrin kollaj dhe prej aty mund të shpërndahesh në vende të tjera. Panamaja ishte një destinacion që kisha tre vjet që e kisha fiksuar që do të shkoja. Panamaja ka qenë pjesë e Kolumbisë, nuk ka qenë shtet më vete, por kur SHBA donte të çante kontinentin për të krijuar një kanal, e shtynë Panamanë që të shpallte pavarësinë. Është një vend shumë interesant, me 4 milionë banorë. Ka disa gjëra të rralla, ka qytetin e vjetër që është tipik spanjoll, i ndërtuar në 1600-ën dhe i paprekur më, kanë xhunglën, ka kanalin e Panamasë. Baza kryesore e ekonomisë për ta është turizmi, peshkimi dhe kanali i Panamasë. Është ndër shtetet e vetme që nga njëra anë laget nga Oqeani Paqësor dhe nga ana tjetër nga Oqeani Atlantik dhe mjafton një orë udhëtim me makinë dhe i prek të dyja. Por pjesa më interesante e Panamasë është kanali, është mahnitëse për ta parë. Në momentin që ti hyn shikon anije gjigande që kalojnë. Është dashur 10 vjet që të ndërtohet, nga 1904 deri më 1914 dhe për të kanë vdekur mbi 40 mijë njerëz sepse ka qenë xhungël e mbushur me mushkonja dhe gjarpërinj. Petro Marko në kujtimet e tij tregon se daja i tij kishte ndihmuar në ndërtimin e kanalit të Panamasë dhe në çlirimin e Kubës. Në të dhënat që qarkullojnë për kanalin thuhet se kanë punuar rreth 80 shqiptarë. E çuditshme është se kanali është ndërtuar me dy vaska, anijet shkojnë, mbushet një vaskë, pastaj ajo zbrazet dhe bie në nivelin e vaskës tjetër. Është një nga mrekullitë inxhinierike që është ndërtuar në atë kohë. Xhungla po ashtu është nga më të jashtëzakonshmet, ka shumë majmunë, papagaj dhe gjarpërinj. Panamaja po ashtu është shumë e famshme për indigjenët të cilët jetojnë në komunitetet e tyre ashtu si 1000 vjet më parë, nuk kanë asnjë ndryshim.’, tregoi ndër të tjera Fevziu.

Kujtojmë që Blendin në këtë udhëtim e shoqëronin,miqtë tij të pushtetshëm në fusha të ndryshme, Samir Mane, Ben Blushi dhe Baton Haxhiu.

3-4.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066709518432617
array(1) { ["section"]=> string(99) "udhetimi-me-te-pushtetshmit-shqiptare-rrefehet-blendi-fevziu-kisha-3-vjet-qe-e-kisha-fiksuar-159942" }