Udhëtonte drejt Durrësit, 61 vjeçari pëson atak kardiak dhe ndërron jetë në autobus

Publikuar tek: aktualitet, më 18:45 20-08-2017 Udhëtonte drejt Durrësit, 61 vjeçari pëson atak kardiak dhe ndërron jetë në autobus

Një ngjarje e pazakontë ka trembur udhëtarët e linjës Kakavië-Durrës, ku një prej pasagjerëve ka ndërruar jetë si pasojë e një atak kardiak.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 05.00 të mëngjesit të së shtunës.

Gjatë udhëtimit, 61-vjeçari P.Xh. është ndjerë keq dhe gjendja e tij shëndetësore ka vijuar të përkeqësohet edhe më shumë derisa ai ka ndërruar jetë.

Sipas policisë së Durrësit, nga veprimet hetimore ka rezultuar se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak të ndodhur gjatë udhëtimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097379684448242
array(1) { ["section"]=> string(88) "udhetonte-drejt-durresit-61-vjecari-peson-atak-kardiak-dhe-nderron-jete-ne-autobus-89657" }