Udhëtonte me një Kuran 200 vjeçar, arrestohet shqiptari në kufirin grek

Publikuar tek: aktualitet, më 18:14 25-08-2017 Udhëtonte me një Kuran 200 vjeçar, arrestohet shqiptari në kufirin grek

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia greke në Kakavijë, pasi ka tentuar të hyjë në shtetin fqinj me një kuran 200-vjeçar dhe 25 mijë e 500 euro të padeklaruara kesh.

 

Shqiptari, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur arriti të kalonte pa u vënë re nga Policia Shqiptare por u ndal nga ajo greke. Sipas mediave greke, shqiptari kishte thyer ligjin duke trafikuar një Kuranin që datonte në vitin 1830.

Ligji grek mbi trashëgiminë kulturore thotë se çdo objekt mbi 200 vjeçar duhet të shoqërohet me dokumente përkatëse përpara se të dalë apo hyjë në tokën helene.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehen zjarret në vend, rrezikohen banesat në Stegopul
Tmerr në Shkodër, tenton të përdhunojë vajzën e re në mes të qytetit (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.012511968612671
array(1) { ["section"]=> string(76) "udhetonte-me-nje-kuran-200-vjecar-arrestohet-shqiptari-ne-kufirin-grek-90194" }