Udhëzimi i ri i MAS, këto janë ndryshimet që pëson Matura shtetërore

Publikuar tek: aktualitet, më 16:15 18-05-2017 Udhëzimi i ri i MAS, këto janë ndryshimet që pëson Matura shtetërore

Javën e ardhshme Ministria e Arsimit publikon udhëzimin e ri për pranimin e maturantëve në universitet. Sipas udhëzimit të ministrisë parashikohen disa përmirësime të ndjeshme në skemën e pranimit të të rinjve, si shkurtimi i afateve dhe mundësia e çregjistrimit të fituesve për t’u rifutur sërish në garë.

Sipas ministres së Arsimit, Lindita Nikolla  këto ndryshime përmirësojnë formulën ekzistuese dhe e bëjnë të mbrojtur skemën ndaj sulmeve politike. Për ministren Nikolla, maturantët e këtij viti pritet të kenë lehtësira më të mëdha për pranimet në universitet.

Për sa i përket periudhës kohore, ministrja e cilëson këtë lëvizje në kohën e duhur pasi ka informuar maturantët sa duhet për ndryshimet që pritet të ndodhin. Ndryshimet në këtë proces vijnë një vit pas problematikave të hasura në vitet e shkuara në procesin e pranimeve të maturantëve në universitet dhe sugjerimet që kanë ardhur nga çdo universitet për ta thjeshtuar skemën e cila për ta është e duhura dhe ulur afatet e konkurrimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlorë, vidhen 11 lopë por hajdutët e pësojnë nga policia
Vdekja e Blerta Pepës, daja dhe vëllai rrëfejnë të vërtetën rrënqethëse me lot në sy: Pas humbjes së Blertës nuk duam humbje tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.011884927749634
array(1) { ["section"]=> string(73) "udhezimi-i-ri-i-mas-keto-jane-ndryshimet-qe-peson-matura-shteterore-79100" }