Udhëzimi 'Për taksat kombëtare', Drejtoria e Tatimeve njoftim të rëndësishëm

Publikuar tek: ekonomi, më 08:56 27-02-2019 Udhëzimi 'Për taksat kombëtare', Drejtoria e Tatimeve njoftim të rëndësishëm

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 22, datë 25 Shkurt 2019, udhëzimi Nr. 9, datë 20.02.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 04.09.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

DPT bën me dije se sipas këtij udhëzimi përqindja e rentës minerare për përmbajtjen e mineralit metalor në nënproduktin minerar është në masën:

3/7 e normës së rentës për vitin 2019,

3/8 e normës së rentës për vitin 2020,

1/3 e normës së rentës për vitin 2021 e në vijim.

Përqindja e rentës minerare për “Mineralet e kromit për eksport”, është:

7% duke filluar nga data 1 janar 2019,

8% duke filluar nga data 1 janar 2020,

9% duke filluar nga data 1 janar 2021 dhe në vijim.

Disa nga ndryshimet kryesore sipas udhëzimit janë:

Taksa e karbonit nuk paguhet për sasitë e benzinës dhe të gazoilit të prodhuar në vend, por të eksportuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Për artikujt plastikë dhe ambalazheve plastike të importuara, aplikohet taksa në masën 35 lekë/kg, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare. Kjo taksë zbatohet edhe kur materiali plastik zë, të paktën, 51% të masës së përgjithshme të ambalazhit që ambalazhon produkte të tjera të importuara.

Taksa për ambalazhet prej qelqi të importuara e të prodhuara në vend do të aplikohet në masën 5 lekë/kg.

Taksa zbatohet për të gjithë artikujt prej qelqi, në rast se ambalazhi importohet veçmas si dhe kur materiali i qelqit zë, të paktën, 80% të masës së përgjithshme të ambalazhit që ambalazhon produkte të tjera.

Taksa e lëndëve të para në forma primare, të importuara dhe që përdoren për prodhimin në vend të produkteve të plastikës aplikohet në masën 25 lekë/kg. Në rastet kur lëndët e para në forma primare, të importuara nga subjektet prodhuese, nuk përdoren për prodhimin e produkteve të plastikës në vend, por si plotësues teknologjik, lëndë të para additive (agregate lidhës) për prodhimin e produkteve që nuk kategorizohen si produkte plastike, taksa 25 lekë/kg nuk paguhet në import. Për të përfituar nga përjashtimi, subjektet të cilët lëndët e para në forma primare të importuara, nuk i përdorin për prodhimin e produkteve të plastikës në vend, duhet të zbatojnë proçedurën e përcaktuar në pikën 2.8.8.2 të udhëzimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065069198608398
array(1) { ["section"]=> string(80) "udhezimi-per-taksat-kombetare-drejtoria-e-tatimeve-njoftim-te-rendesishem-154399" }