UEFA do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim

Publikuar tek: sport, më 18:28 15-09-2015 UEFA do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim

Për futbollin kosovar vjen një lajm sensacional nga UEFA. Kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës, për t’u pranuar në organizmin më të lartë të futbollit europian do të diskutohet në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni që do të zhvillohet këtë të enjte në Maltë.

Nëse qeveria e futbollit europian e pranon këtë kërkesë, atëherë Kongresi i UEFA-s që do të mbahet në muajin Mars të 2016-ës në Hungari pritet ta bëjë Kosovën anëtaren e 55-të të UEFA-s, transmeton SS.

Përfshirjen e kërkesës së Kosovës në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv e ka pranuar edhe sekretari i përgjithsëm i UEFA-s, Gianni Infantino. Presidenti i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihi, janë ftuar nga UEFA në Maltë, pikërisht në kuadër të diskutimit të kërkesës së Kosovës për praninim në UEFA. Nëse gjithcka shkon sipas parashikimeve, Kosova mund të marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit 2018 që do të nisin në Shtator të vitit të ardhshëm, vetëm dy muaj për përfundimit të finaleve të Euro 2016.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091080665588379
array(1) { ["section"]=> string(60) "uefa-do-te-shqyrtoje-kerkesen-e-kosoves-per-anetaresim-20852" }