UEFA vendos, Shqipëri-Serbi luhet në Spanjë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:47 01-04-2015 UEFA vendos, Shqipëri-Serbi luhet në Spanjë Ndeshja Serbi-Shqipëri

Lushnja Web raporton se Federatës Shqiptare të Futbollit i ka ardhur një njoftim shokues nga UEFA. Ndeshja Shqipëri-Serb, e planifikuar të luhej në Shqipëri në tetor  do të zhvillohet në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Komisioni nga UEFA ka vlerësuar se stadium Elbasan Arena nuk i plotëson të gjitha kriteret për t’u luajtur kjo ndeshje me kaq rrezikshmëri, pasi në raste të tilla UEFA e parashikon qartë se stadiumi duhet të jetë jo më shumë se 15 kilometra larg nga aeroporti për t’u shoqëruar lojtarët serbë në rast se do të sulmohen nga tifozët shqiptarë.

Ky vendim i UEFA-s ka zhgënjyer thellësisht tifozët, të cilët të entuzismuar pas fitores me Armeninë, mezi po prisnin të kalonin këto 7 muaj deri në ndeshjen me Serbinë. Madje tifozeria shqiptare kishte përgatitur edhe disa drone për t’u valvitur sipër kokave të futbollistëve serbë dhe policia ishte porositur të mos i prekte fare me dorë dronet.

Stafi i Newsbomb.al i bashkohet plotësisht këtij shqetësimi, bërë publik nga Lushnja Web. Gëzuar 1 Prillin!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja ‘’Frroku’’/ Lirohet Artan Bajraktari, gjykata jep ‘’detyrim paraqitje’’
Votimi për "Belgjikën"/ Frroku merr leje nga Prokuroria, flet sot në Kuvend »
Article Logic
Execution time: 0.012651920318604
array(1) { ["section"]=> string(47) "uefa-vendos-shqiperi-serbi-luhet-ne-spanje-7501" }