‘Ufff më në fund me djalë’, Rama jep lajmin e rëndësishëm

Publikuar tek: barometri, më 08:10 25-10-2018 ‘Ufff më në fund me djalë’, Rama jep lajmin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama ka shkruar tepër i gëzuar në lidhje me lajmin e fundit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës.

 

Rama ka shkruar se për pak ditë do të nisë puna për ndërtimin e dy investimeve të mëdha rrugore, ndërsa në qershor traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik.

“Ufffffff... "më në fund me djalë" Erdhi aprovimi i fuuuuundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës! Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik”, ka shkruar Kryeministri.

Kujtojmë se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se janë mbyllur procedurat për përzgjedhjen e kompanive të cilat do të kryejnë punimet në Bypass-in e Fierit dhe Bypass-in e Vlorës.

Përkatësisht, për të kryer punimet në Bypass-in e Fierit është përzgjedhur kompania kuvajtiane “CGC, Combined Group Contracting, ndërsa për Bypass-in e Vlorës është përzgjedhur kompania Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032812118530273
array(1) { ["section"]=> string(61) "ufff-me-ne-fund-me-djale-rama-jep-lajmin-e-rendesishem-139017" }