UGSH në Fier nderon arvanitasin e madh Aristidh Kola

Publikuar tek: kulture-art, më 22:17 13-06-2019 UGSH në Fier nderon arvanitasin e madh Aristidh Kola

Në aktivitetin e zhvilluar sot paradite në mjediset e Muzeut Historik të qytetit të Fierit nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, u mblodhen autoritete vendore, përfaqësues të klerit vendor, gazetarë, studiues dhe studentë e të rinj të qytetit.

Dega e UGSH në këtë qark në nderim dhe vlerësim të personalitetit të paharruar të arvanitasve, paraqiti dokumentarin e kolegut Ferdinand Dervishi kushtuar jetës dhe veprës së Aristidh Kolës. Profesorët Irakli Koçollari dhe Pëllumb Xhufi vlerësuan këtë figurë të shquar dhe sollën kujtime nga kontaktet dhe komunikimet që kanë pasur dekada më parë kur ai ishte në jetë dhe drejtonte Lidhjen e Arvanitasve në Athinë. Artisti i shquar Luftar Paja gjithashtu foli për takimin e tij në soitalin e Athinës, ndërsa personaliteti i shquar i arvanitasve luftonte me vdekjen.

Kryetari i UGSH, gazetari Aleksandër Çipa duke ju drejtuar të pranishmëve në sallë dhe në mënyrë të veçantë kryetarit të Qarkut zotit Vangjel Ndreko, bëri të njohur kërkesën zyrtare të organizatës së gazetarëve për shpalljen e Aristidh Kolës “Qytetar Nderi” të Fierit, pas vdekjes” si dhe një mjedisi publik ose rruge t’i vendoset emri i tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041639089584351
array(1) { ["section"]=> string(59) "ugsh-ne-fier-nderon-arvanitasin-e-madh-aristidh-kola-168145" }