Uji i pijshëm, Rama paralajmëron nga Fieri: S’ka më tolerime për bizneset, punonjësit e shtetit të sjellin faturën

Publikuar tek: aktualitet, më 17:34 09-01-2018 Uji i pijshëm, Rama paralajmëron nga Fieri: S’ka më tolerime për bizneset, punonjësit e shtetit të sjellin faturën

Kryeministri Edi Rama ka paralajëmruar sot nga qyteti i Fierit se nga data 1 shkurt do të nisë reforma për ujin e pijshëm që parashikon ndëshkime të forta për bizneset dhe qytetarët që vjedhin dhe shpërdorojnë ujin.

Rama inspektoi punimet për ujësjellësin në këtë qytet, nga ku deklaroi se vjedhja e ujit do ndëshkohet si çdo krim tjetër. Rama i bëri thirrje bizneseve të legalizojnë lidhjet e ujit ndërsa tha se edhe punonjësve të shtetit do t’u duhet të tregojnë faturat që kanë paguar ujin e pijshëm.

“Pas 1 shkurtit çdo lidhje e paligjshme do ndëshkohet. Bizneseve t’u bëhet e qartë se nuk do të falen. Sanksione të rënda për bizneset që vjedhin ujin. Vjedhja e ujit është një krim dhe do ndëshkohet si çdo krim tjetër. S’ka më tolerime, duhet të legalizojnë lidhjet. Janë bisnezet që bëjnë dëmin e madh. Edhe punonjësit e shtetit duhet të paraqesin faturën e ujit.

Do ketë edhe një fushatë sensibilizimi për përdorimin e ujit të pijshëm. Në fshatra uji përdoret për ujitje, skandal më vete.”, deklaroi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjela: Këta janë 4 njerëzit më të rrezikuar nga reforma në drejtësi, kanë lidhje korruptive mes tyre
Spitali Amerikan merr përsipër rastin e 4-vjeçares që ende nuk ecën (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010538101196289
array(1) { ["section"]=> string(118) "uji-i-pijshem-rama-paralajmeron-nga-fieri-s-ka-me-tolerime-per-bizneset-punonjesit-e-shtetit-te-sjellin-faturen-105989" }